Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
Kampionati i futbollit 5×5/ Drini Sport mund Art-Inox në finale dhe fiton titullin kampion
👁4734
Kampionati i futbollit amator 5×5 uli siparin mbrëmjen e djeshme me finalen për titullin kampion, mes skuadrave Drini Sport dhe Art-inox. Në ndeshjen e zhvilluar në kompleksin “Futboll Republik”, Drini Sport dhuroi spektakël dhe dominoi plotësisht finalen, duke triumfuar me rezultatin e thellë 4-0. Finalja u ndoq nga një numër i madh tifozësh, të cilët krijuan një atmosferë entuziaste në kompleksin ku u luajt ndeshja. Pas përfundimit të takimit, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të trofeut, ku kupa për ekipin kampion dhe medaljet për finalistët u shpërndanë nga specialisti i Departamentit të Futbollit Amator në FSHF, Erald Muca.