Kampion paralimpik në Itali, historia frymëzuese e Kledian Ramës: Aksidenti më bëri më të fortë

Kampion paralimpik në Itali, historia frymëzuese e Kledian Ramës: Aksidenti më bëri më të fortë

Kledian Rama ka mahnitur sërish në Itali, aty ku është shpallur kampion paralimpik. Shqiptari ngriti me sukses tri herë nga 179 kg, në kategorinë deri në 97 kg, për të fituar titullin në garat e zhvilluara në Fiumicino. Megjithatë, për të arritur deri këtu, rrugëtimi i tij nuk ka qenë aspak i lehtë. Historia e tij është sa sfiduese aq edhe frymëzuese. Pas një aksidenti në vitin 2009, Kledi siç e njohin të gjithë në Vercelli, humbi një pjesë të këmbës së djathtë dhe sot përdor një protezë karboni. Megjithatë, nuk u dorëzua dhe sporti u bë udhërrëfyesi i tij...
Burimi: Javanews.al