Kampi i Gjadrit antikushtetues/ Molla: Një mekanizëm që u përdor për të kthyer Shqipërinë në vend parkimi për refugjatët

Kampi i Gjadrit antikushtetues/ Molla: Një mekanizëm që u përdor për të kthyer Shqipërinë në vend parkimi për refugjatët

I ftuar në emisionin e mëngjesit ‘Kafe Shqeto’ në Syri tv ka qenë Juristi Ndre Molla. Gjatë bisedës me moderatoren Greta Togani ai ka trajtuar çështjen e marrëveshjes për kampin e Gjadrit me qeverinë italiane. Greta Togani: Kush mban përgjegjësitë juridike për emigrantët për të drejtat dhe kushtet e tyre. Ndre Molla: Në fakt të flasësh pas zonjës Alba Kepi është pak e vështirë sepse është një njohëse dhe një ndjekëse e gjithë atyre zhvillimeve që ja u ka përcjellë publikut shqiptar në mungesë të transparencës që ka ndodhur në shtetin shqiptar dhe në shoqërinë tonë. Sigurisht ne që në fillimet e para, me pak shoqëria  civile por aktivistë të pavarur janë marrë me këtë çështje. Ne në Lezhe jemi organizuar një grup i caktuar...