Kampi i ferrit në Siri/ Gratë e fëmijët jetojnë nën terror, plumbat shpojnë tendat natën
Kushtet e jetesës për mijëra gra dhe fëmijë të mbajtur në kampin Roj, në verilindje të Sirisë, janë përkeqësuar në mënyrë dramatike gjatë muajve të fundit. Banorët e kampit raportojnë për një valë të re agresioni që përfshin të shtëna me armë zjarri gjatë natës, bastisje të dhunshme, zhvatje parash dhe sulme fizike nga rojat e sigurimit, duke lënë të lënduar madje edhe fëmijë. Gratë e mbyllura atje tregojnë se plumbat shpojnë tej për tej tendat e tyre, duke i detyruar të shtrihen përtokë bashkë me fëmijët për t’i shpëtuar rrezikut për jetën. Shumica e të ndaluarve në kampin Roj janë gra dhe fëmijë nga më shumë se 50 shtete të botës, të cilët mbahen aty prej gati një dekade pa asnjë proces ligjor, pa...
Burimi:
javanews.al