Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kamioni për pak sa nuk goditi makinën e deputetit të PD, plas sherri
👁2575
Kandidati i PD në qarkun e Korçës Bledion Nallbanti, dhe vëllai i tij Alti Nallbati, i njohur si “Duçja”, janë përfshirë mbrëmjen e djeshme në një konflikt me një drejtues kamioni. Sipas burimeve, mësohet se në deklarimet e dhëna në prokurori, deputeti së bashku me vëllanë janë shprehur se kamioni ka qenë me shpejtësi dhe mund t’i kishte goditur nga mbrapa. Të tre personat janë shoqëruar pas konfliktit në ambientet e komisariatit të Devollit, ku kanë dhënë sqarime. Pas procedurave, të tre shtetasit janë lënë të lirë, ndërsa mësohet se shoferi po kalonte tranzit nga Kapshtica nëpërmjet Devollit, shkruan BW.