Kamerat brenda shtëpisë hakerohen lehtësisht, pamjet shiten në internet
Eksperti IT, Tomi Kallanxhi ka folur për publikimin dhe shpërndarjen masive të videove intime të personave të “showbizz”. Ai këshillon qytetarët që të mos mbajnë kamera në shtëpi, sepse është thuajse e sigurt se një ditë do të hakërrohen. “Shqiptarët nuk e kanë kuptuar se çfarë është privatësia. Dolën rrogat dhe targat dhe nuk u shqetësua askush. Shumë njerëz harxhojnë mijëra euro për të vënë kamera në shtëpi dhe në dhomat e gjumit. Janë shumica mall i dobët kinez dhe janë shumë të lehta për tu hakeruar. Kanë fjalëkalime shumë të thjeshta dhe mund të hakërrohen shumë lehtë. Ekzistojnë “site” që shesin kamerat e shtëpive. Ti je duke ngrënë dhe mijëra njerëz po të shohin. Këshilla ime është të mos mbajnë kamera në shtëpi. Tashmë...
Burimi:
ntv.al