Kamera mbi kamera/ BIRN: Projekti “Smart City” në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

Kamera mbi kamera/ BIRN: Projekti “Smart City” në shkolla ngre pikëpyetje për të dhënat personale

Një grup ekspertësh të huaj mbërritën në shkollën 9-vjeçare “Jeronim De Rada” në Tiranë në muajin maj dhe pasi vëzhguan sistemin aktual të kamerave të sigurisë, bënë disa matje dhe u larguan nga ambientet e shkollës. Vizita e pazakontë lidhej me projektin e kushtueshëm qeveritar “Smart City”, i cili premton që të instalojë mijëra kamera inteligjente në ambiente publike, përfshirë edhe njëzet institucione arsimore në qytete të ndryshme. Një mësuese e shkollës “Jeronim De Rada” i tha BIRN se ekspertët e huaj ishin të shoqëruar nga përfaqësues shqiptarë dhe u larguan pasi vëzhguan ambientet e shkollës në tërësi. Ajo shtoi...