Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
“Kam vëllain në Ministri”/ Premtoi vend pune kundrejt parave, GJKKO dënon me burg Dritan Lleshin
GJKKO ka shpallur fajtor Dritan Lleshin, i cili akuzohet për “Ushtrim i ndikimit te paligjshem ndaj personave qe ushtrojne funksione publike”. Sipas njoftimit të GJKKO Dritan Lleshi u shpall fajtor dhe u dënua me 8 muaj burgim, pasi përfitoi nga gjykimi i shkurtuar. “Në aplikim të nenit 406 të Kodit të Procedurës Penale, uljen e dënimit me 1/3, duke e dënuar përfundimisht të pandehurin Dritan Lleshi me 8 (tetë) muaj burgim”, njofton GJKKO. Sipas organit të akuzës, Dritan Lleshi i ka premtuar një gruaje punësimin e djalit të saj si inspektor mjedisi kundrejt pagesës duke i thënë që “kam vëllain...