“Kam nevojë për ndihmë”: Babai i Lamine Yamal bën një thirrje misterioze në rrjetet sociale

“Kam nevojë për ndihmë”: Babai i Lamine Yamal bën një thirrje misterioze në rrjetet sociale

Babai i Lamine Yamal, Mounir Nasraoui, ka postuar një mesazh në profilin e tij në Instagram, i cili ka ngjallur kureshtjen e ndjekësve të tij. Babai i talentit të jashtëzakonshëm të Barcelonës ndau një fotografi të tijën krah presidentit të klubit, Joan Laporta, shoqëruar me një kërkesë për ndihmë që nuk ka kaluar pa u vënë re. Mesazhi “Përshëndetje, mirëmëngjes gjithë familjes blaugrana. Kam nevojë për ndihmë si individ dhe si qenie njerëzore” – shkroi babai i Yamal në postim. Për momentin, ai nuk ka sqaruar saktësisht se për çfarë e ka fjalën, e as nuk ka dhënë detaje të mëtejshme lidhur me arsyet e mesazhit të tij. Postimi ka ngritur pyetje në rrjetet sociale, veçanërisht për shkak të referencës së drejtpërdrejtë ndaj familjes blaugrana...