Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
“Kam në zemër shqiptarinë”, Presidenti Begaj dhe Zonja e Parë festojnë 1 Qershorin me fëmijë nga të gjitha trevat shqiptare
👁11963
Në një atmosferë festive dhe plot ngjyra, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, dhe Zonja e Parë, Armanda Begaj, organizuan sot një festë të madhe për nder të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijëve, me pjesëmarrjen e fëmijëve nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora. Me temën simbolike “Kam në zemër shqiptarinë”, festa mblodhi fëmijë nga Prizreni, Drenasi, Ulqini, Tuzi, Tetova, si dhe nga komunitetet shqiptare në Gjermani, Itali dhe Greqi. Në qendër të aktivitetit ishin këngët, recitimet, shfaqjet teatrale dhe performancat artistike që përcollën kulturën dhe trashëgiminë shqiptare. Presidenti Begaj falënderoi fëmijët për pjesëmarrjen dhe theksoi rëndësinë e ruajtjes së gjuhës dhe...