“Kalorësi i Babunjës” ekspozohet për herë të parë në Vjenë thesari 2600-vjeçar

“Kalorësi i Babunjës” ekspozohet për herë të parë në Vjenë thesari 2600-vjeçar

Në një përpjekje për të ndriçuar trashëgiminë e lashtë të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare, Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Austri, në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë dhe Muzeun e Historisë së Natyrës në Vjenë, ka organizuar një ekspozitë të jashtëzakonshme me një nga gjetjet më të rralla arkeologjike shqiptare: Kalorësin e Babunjës.Ky artefakt 2600-vjeçar, i zbuluar në fshatin Babunjë të Lushnjës, përfaqëson një shembull të rrallë të artit dhe simbolikës së periudhës ilire. Për herë të parë, ai do të prezantohet për publikun dhe komunitetin shkencor ndërkombëtar në sallën e artë të Muzeut të Historisë së Natyrës...
Burimi: Diasporashqiptare.al