Kalon për gjykim dosja ndaj Arben Ahmetajt, akuzohet për “shpërdorim detyre”

Kalon për gjykim dosja ndaj Arben Ahmetajt, akuzohet për “shpërdorim detyre”

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do të përballet me drejtësinë në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, pas vendimit të gjyqtarit paraprak Erjon Cela për kalimin e çështjes në gjykim. Bëhet fjalë për dosjen e njohur si “Buka”, në të cilën Ahmetaj akuzohet për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”. Bashkë me të do të gjykohen edhe pesë të pandehur të tjerë, të përfshirë në të njëjtën çështje. Vendimi për kalimin në gjykim vjen pasi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundoi hetimet për këtë çështje. Tashmë, dosja do të shqyrtohet...