Kaloi perimetrin dhe rrezikoi pushuesit, Policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin me 100 mijë lekë

Kaloi perimetrin dhe rrezikoi pushuesit, Policia bllokon skafin dhe gjobit pronarin me 100 mijë lekë

Një skaf është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare në Sarandë, pasi shkeli perimetrin e sigurisë duke lundruar me mjet lundrues dhe u kthye në rrezik për pushuesit që frekuentonin plazhin në Borsh. Po ashtu u ndëshkua me masë administrative gjobë 100 mijë lekë drejtuesi i mjetit lundrues. Aksioni erdhi menjëherë pas denoncimit në rrjetet sociale me anë të pamjeve filmike, se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë ujore për plazhistët, duke vënë në rrezik jetën e tyre. ”Shërbimet e Policisë Kufitare pas lokalizimit dhe bllokimit të mjetit lundrues që shfaqej në pamjet e...
Burimi: Kohajone.com