Burimi:
Sportiim.al
Foto © Sportiim.al
Kaloi Holandën, Anglia shkon në finale të Euro U21
Anglia U21 është finalistja e parë e Euro U21 që po zhvillohet në Sllovaki. Kampionët në fuqi të këtij kompeticioni mundën 2-1 Holandën U21 me duelin e luajtur në Bratislavë. Heroi i Tre Luanëve të vegjël ishte futbollisti i Liverpul, Hervi Eliot i cili shënoi dy golat e anglezëve të trajnerit Li Karsli. Goalt e tij erdhën në minutat 62′ dhe 86′ ndërsa mes tyre një supergol i Holandës shënuar nga Noah Ohio në të 72′. Ndërkohë në orën 21:00 gjysmëfinalja tjetër ndërmjet Gjermanisë dhe Francës. Në formacionin e U21 të Gjermanisë nis si titullar futbollisti gjermano- shqiptar Nelson Vajper...