Burimi:
Opinion.al

Foto © Opinion.al
Kallashnikov dhe kokainë, arrestohet 18-vjeçari nga Lazarati
👁4048
Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia e Gjirokastrës, pasi iu sekuestrua një armë zjarri kallashnikov. Mësohet se i riu nga Lazarati posedonte gjithashtu municion luftarak, 14 kapsolla detonatore elektrike, kallëp eksplozivi dhe sasi kokaine. “Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin Operacional, të DVP Gjirokastër, dhe me Komisariatin e Policisë Gjirokastër, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, se një shtetas posedonte lëndë narkotike dhe sende të kundërligjshme, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Oëner”. Si rezultat i operacionit, u arrestua në flagrancë shtetasi E. M., 18 vjeç, banues në fshatin Lazarat”, njofton policia.