Kallas i përgjigjet Moskës: Asnjë marrëveshje paqeje për Ukrainën nuk mund të zbatohet pa BE-në!
Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka deklaruar se asnjë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës nuk mund të zbatohet pa përfshirjen e Bashkimit Evropian. Pas takimit të ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit të Baltikut në Varshavë, Kallas theksoi se ende nuk dihet se kur dhe në çfarë kushtesh mund të arrihet një marrëveshje mes Moskës dhe Kievit. Megjithatë, ajo nënvizoi se roli i BE-së do të jetë i domosdoshëm në zbatimin e çdo marrëveshjeje të mundshme. Deklarata e saj vjen në një moment kur janë shtuar përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës, ndërsa në Evropë ka shqetësime për mundësinë e zhvillimit të negociatave pa përfaqësimin e vendeve anëtare të BE-së. Edhe...
Burimi:
javanews.al