Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit

Kallas akuzon SHBA-në: Po Shtyn Ukrainën të dorëzohet sipas kushteve të Putinit

Përfaqësuesja e Lartë e BE, Kaja Kallas ka akuzuar ashpër Shtetet e Bashkuara se po bëjnë presion mbi Ukrainën që të kapitullojë me kushte të favorshme për Presidentin rus Vladimir Putin, pikërisht në kohën kur një raund i ri bisedimesh për paqen u zhvillua në Oslo të Norvegjisë. “Negociatorët amerikanë janë përpjekur ta shtyjnë Ukrainën të dorëzohet për gati dy vjet, një vit e gjysmë tashmë”, i tha ajo Parlamentit Europian të martën. “Arsyeja pse Ukraina nuk është dorëzuar sipas kushteve të Putinit është sepse Evropa e ka mbështetur Ukrainën”, shtoi ajo. Kallas argumentoi gjithashtu se prania evropiane ishte e nevojshme në tryezën e negociatave për të “balancuar” qëndrimet e përqafuara nga Shtëpia e Bardhë, të cilat janë bërë gjithnjë e më të anuara nga...