Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Kalaja e Rozafës thyen rekorde: Mbi 100 mijë vizitorë vetëm në 7 muaj
Një nga monumentet më të rëndësishme historike dhe turistike në Shqipëri, Kalaja e Rozafës, ka regjistruar një numër rekord vizitorësh për periudhën janar-korrik 2025. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër (DRTK), këtë kala e kanë vizituar 100,500 turistë gjatë shtatëmujorit të parë të vitit. DRTK ka ndarë edhe një album fotografik emocionues, ku shfaqen grupe vizitorësh nga vende të ndryshme, të shoqëruar nga guida lokale, si dhe pamje spektakolare të kalasë gjatë natës – një ansambël i ndriçuar që shkëlqen mbi qytetin dhe bie në sy që nga largësia. Kalaja e Rozafës mbetet destinacioni...