Kalaja e Rozafës tërhoqi mbi 28 mijë turistë gjatë shtatorit
Kalaja Rozafa vijon të jetë një nga atraksionet kryesore të turizmit në Shkodër, duke regjistruar një tjetër rritje të numrit të vizitorëve gjatë muajit shtator. Sipas të dhënave të publikuara nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër, 28 731 vizitorë zgjodhën të vizitonin kalanë gjatë shtatorit, shifër që përfaqëson një rritje prej 10% krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. E pozicionuar mbi kodrën shkëmbore në hyrje të Shkodrës, Kalaja e Rozafës është një nga monumentet më të njohura të trashëgimisë kulturore shqiptare. Nga pozicioni i saj, vizitorët mund të shohin qytetin e Shkodrës, liqenin, lumin Buna dhe pjesë të Alpeve Shqiptare. Rritja e vizitorëve në shtator vjen në një periudhë kur Shkodra vijon të konsolidohet si një destinacion i rëndësishëm turistik,...
Burimi:
kultplus.com