Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kalaja e Paleokastrës e ndërtuar në shekujt IV-VI monument kulture kategori e parë
Kalaja në fshatin Paleokastër është një monument i trashëgimisë kulturore, ndërtuar në shekullin IV-VI. Kalaja me vendndodhje fshati Palokastër, qarku Gjirokastër, njësia administrative “Cepo” që është monument kulture kategori e parë ngrihet në një terren të rrafshët. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër ndau pamje të kalasë në faqen e saj dhe shprehet se nga studimet është vërtetuar se kështjella është ndërtuar në shek. IV-VI. DRTK shprehet më tej në një material se në planimetri kështjella ka formën e një trapezi të rregullt me sipërfaqe 0,915 ha. me bazën 113,5 m brinjët anësore 92,5 m dhe brinjën e sipërme 90,5 m. Muret rrethuese përforcohen prej 14 kullash, kuadratike ne meset dhe skajet lindorë, në formë patkoi në skajin veriperëndimor dhe rrethore në atë juglindor ....