“Kalaja e Libohovës me eskorta”/ Aktivisti ngre shqetësimin: Skano QR-në për informacion, del përmbajtje për të rritur?

“Kalaja e Libohovës me eskorta”/ Aktivisti ngre shqetësimin: Skano QR-në për informacion, del përmbajtje për të rritur?

foto-pamje te publikuara nga aktivisti LIBOHOVË- Emin Kokalari, aktivisti i njohur gjirokastrit, ka ngritur një shqetësim lidhur me informacionin që u ofrohet turistëve në kalanë e Libohovës. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai pretendon se pranë kalasë janë vendosur tabela me informacion zyrtar, të shoqëruara edhe me kode QR, të cilat turistët mund t’i skanojnë për të marrë më shumë informacion në mënyrë digjitale. Sipas aktivistit, ajo me të cilën tursitën prezantohen nuk është një informacion për kalanë e Libohovës. Ai pretendon se materiali digjital që hapet përmes kodit përmban përmbajtje për të rritur. Videoja e publikuar prej tij ka ngritur pikëpyetje mbi përmbajtjen dhe funksionalitetin e materialeve digjitale të vendosura për informimin e vizitorëve në një prej pikave turistike të zonës. “Te kalaja...