
Kakavijë/ U kapën me mbi 60 kg kanabis në makinë, përfundojnë në pranga dy persona
👁8232
Policia Kufitare e Kakavijës ka finalizuar operacionin e koduar “Modifikimi”, duke goditur një rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike drejt Greqisë. Gjatë kontrolleve intensive me teknologji dhe qen antidrogë, në një automjet u gjetën 60 pako me kanabis sativa, me peshë totale 63.2 kilogramë, të fshehura në parafangot dhe shasinë e mjetit. Si rezultat, u arrestuan në flagrancë shoferi O. K., 44 vjeç, dhe pasagjerja E. Xh., 45 vjeçe, të dy banues në Fier. Policia sekuestroi gjithashtu 1890 euro, tre celularë dhe automjetin e përdorur për trafikimin e drogës. Hetimet vijojnë për të identifikuar persona të tjerë të...
Burimi:
Syri.net