Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Kakavijë/ Me 25 mijë euro të padeklaruara në kufi, e moshuara procedohet penalisht
Një 65-vjeçare është proceduar penalisht, pasi teksa udhëtonte drejt Greqisë u kap në Pikën Kufitare të Kakavijës me një shumë prej 25 000 eurosh të padeklaruara. Kanë qenë shërbimet e Policisë Kufitare, të cilët gjatë një kontrolli rutinë në dalje të Shqipërisë, në çantën e shtetases D. K., banuese në Greqi, kanë gjetur shumën e konsiderueshme në euro, të cilën ajo nuk e kishte deklaruar sipas detyrimit ligjor për vlerat monetare që tejkalojnë kufirin e lejuar. Në vijim të veprimeve procedurale, Policia referoi materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ku është nisur...