“Ka tre dëshmitarë”- Vizita e Berishës në SHBA, Kokalari i drejtohet FBI: Duhet të arrestohet, dha urdhrin për të asgjësuar ish-ambasadoren Mariza Lino!
Aktivistja shqiptare dhe anëtarja e PD, Evi Kokalari, ka reaguar ashpër ndaj vizitës së Sali Berishës në Shtetet e Bashkuara, duke rikthyer akuza të rënda që lidhen me ngjarjet e vitit 1997. Në një postim në X, ajo ironizon vizitën e Berishës dhe pretendon se ekzistojnë dëshmitarë që mund të flasin për një urdhër të dyshuar ndaj ish-ambasadores amerikane në Tiranë, Marisa Lino. Në fund të reagimit, Kokalari i drejtohet publikisht edhe FBI-së në Nju Jork. Reagimi i plotë i Kokalarit: “Një ‘mrekulli lirie’? Duhet të arrestohesh për urdhrin për të ‘asgjësuar’ ambasadoren amerikane në Shqipëri, Marisa Lino, në vitin 1997. Tre dëshmitarë, përfshirë shoferin e ambasadores, i cili pothuajse u vra dhe tani jeton në Nju Jork, mund të dëshmojnë”.
Burimi:
javanews.al