Burimi:
Sot.com.al

‘Ka tejkaluar prej kohësh mandatin e tij’, SHBA kërkon largimin gradual të misionit UNMIK në Kosovë
👁10755
Administrata e re amerikane ka bërë lëvizjen e parë të dukshme lidhur me Ballkanin Perëndimor, duke kërkuar largimin gradual të Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK). Kërkesa u paraqit nga i ngarkuari me punë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, John Kelley, i cili theksoi mbështetjen e ministrës së Jashtme të Kosovës, Donika Gervalla. Kelley e shprehu këtë kërkesë duke theksuar se ka ardhur koha për të mbyllur UNMIK-un, duke e quajtur atë një mision paqeruajtës pa paqeruajtës. Ai theksoi se 81% e buxhetit të misionit shpenzohet për pagat e personelit, edhe pse misioni ka tejkaluar prej kohësh...