Burimi:
Sportekspres.com

Foto © Sportekspres.com
“Ka rifituar besimin”, gazetari tregon nga Letonia gjendjen e Rei Manajt: Ishte i qetë dhe i buzëqeshur
👁12140
Rei Manaj ka kaluar një moment shumë të vështirë pas penalltisë së humbur kundër Serbisë. Në ndeshjen vendimtare, Shqipëri-Serbi, Manaj ka gabuar nga 11-metrat, duke hequr mundësinë e artë të tre pikëve ndaj rivalit historik. Ndërkohë në mbrëmjen e sotme, Shqipëria do të luajë në transfertë me Letoninë. A është gati Manaj për këtë ndeshje? Nga Letonia, ka folur gazetari Elvis Rexha që ka parë nga afër grumbullimin e Kombëtares. “Rei Manaj ka rifituar besimin. E kam parë sot në stërvitje ishte i qetë dhe i buzëqeshur”, tha Rexha. /Sport Ekspres/