Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Ka ende jetë në “planetin Inter”… Të martën në “San Siro” për gjithçka, ose asgjë
👁3722
Ka ende jetë në “planetin Inter”. Kjo është diagnoza pas një sfide që, në letër, dukej më e pamundur se kurrë, përballë një Barcelone që ecën me ritme marramendëse, gjithmonë dhe ndaj kujtdo. Një paradoks i vogël: seria e humbjeve u ndërpre pikërisht duke dhënë më të mirën, në mbrëmjen më të rrezikshme. Ishte një natë pothuajse magjike, me një mrekulli të prekur me dorë dhe me shumë shpresa për takimin e kthimit gjysmëfinal. Por kujdes: në “San Siro” nuk do të jetë më e lehtë. Do të jetë një betejë po aq e egër, vuajtje pa fund. Një nga...