“Juventusit i mungon një ‘9’ i mirëfilltë. Woltemade është hibrid, Kolo Muani luan më mirë si anësor”
7 Nëntor 2026 10:07 Alfred Lleshi Juventusi ka marrë frymë pas fitores ndaj AZ Alkmaar në “Europa League”, por për të folur për një kthesë të vërtetë nevojiten konfirmime të tjera. Ish-futbollisti bardhezi, Massimo Mauro, ka analizuar problemet e skuadrës së Luciano Spallettit, duke vënë në dukje mungesën e vazhdimësisë dhe vështirësitë në sulm. “Ndoshta, nëse ndeshja me AZ do të kishte zgjatur edhe pesë minuta, Juventusi do të ishte barazuar. Skuadra tregoi sërish kufizimet e saj, të cilat janë më shumë karakteriale sesa teknike”, – deklaroi Mauro. Ai shprehu rezerva për Nick Woltemade: “Ai është gjithçka, përveçse një sulmues i mirëfilltë. Është një lojtar hibrid, që nuk besoj se do të bëhet ndonjëherë golashënues i madh, por as mesfushor”. Për Randal Kolo Muani mendon...
Burimi:
telesport.al