Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventusi siguron bomberin kanadez për sulmin, tani e ka radhën… Osimhen
Juventusi mbylli aventurën në Botërorin për Klube pas humbjes 1-0 ndaj Real Madridit, por gjen ngushëllim te lëvizja e parë e rëndësishme e merkatos verore; afrimi i shumëkërkuar për sulmin, Jonathan David. Gjatë natës, drejtuesit bardhezinj arritën marrëveshjen me sulmuesin kanadez, të lindur në vitin 2000, i cili është i lirë pasi përfundoi aventurën me Lille (16 gola në 32 ndeshje në Ligue 1 dhe 9 gola në 14 ndeshje në Champions League, gjatë sezonit të fundit). Për ta mbyllur gjithçka mbeten vetëm disa detaje të fundit për t’u përcaktuar. Futbollisti, i cili ndodhet me pushime pas eliminimit të kombëtares...