Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventusi, ofertë zyrtare për ta blerë Conceição. Ja shifrat rreth të cilave po negociojnë palët
👁3271
Juventusi është duke punuar për të siguruar përfundimisht Francisco Conceição, anësorin ofensiv portugez që ka bindur drejtuesit e klubit dhe trajnerin e ri, Igor Tudor. Ky i fundit, në fakt, i ka komunikuar tashmë klubit dëshirën e qartë për ta mbajtur lojtarin edhe pas përfundimit të Kupës së Botës për Klube, duke theksuar rëndësinë e tij për projektin bardhezi. Sipas asaj që raporton sot “Corriere dello Sport”, bisedimet me Porton, klubin që zotëron kartonin e Conceiçãos, kanë rifilluar. Porto kishte pranuar zgjatjen e huazimit deri në fund të korrikut. Një vit më parë, Juventusi kishte investuar rreth 7 milionë euro...