Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

Juventusi nuk heq dorë nga Tonali, gati të përfshijë Vlahovic në “pazarin” me Newcastle

Sandro Tonali, ëndrra e madhe e Juventusit, vazhdon të jetë objektivi kryesor i klubit bardhezi, edhe pse mundësitë për ta sjellë në Torino janë shumë të vogla. Në merkato asgjë nuk është e pamundur, tani shpresa e Juventusit është e lidhur me Dusan Vlahovic, sulmuesin serb që mund të largohet nga bardhezinjtë. Ideja është që, duke e ofruar Vlahovic te Newcastle, të krijohet hapësira për të tentuar blerjen e Tonalit. Që nga pranvera, në ambientet e Juventusit dëgjohet shpesh fraza “na duhet një si Tonali”, sidomos pas dështimit në mesfushë sezonin e kaluar. Tonali është konsideruar si lojtari ideal për t’i dhënë kualitet mesfushës së Juventusit, një futbollist teknik dhe fizik, që mund të përmirësojë ndjeshëm lojën ofensive dhe atë mbrojtëse. Megjithatë, Newcastle nuk dëshiron...