Juventusi në telashe të reja, Spaleti sheh makthe, pas Yildiz dëmtohet rëndë edhe Thuram!

Juventusi në telashe të reja, Spaleti sheh makthe, pas Yildiz dëmtohet rëndë edhe Thuram!

Juve dhe Spalleti po përjetojnë makthe në këtë fillim sezoni, me teknikun e “Zonjës së Vjetër” që sheh të humbas elementë të rëndësishëm. Pas Kenan Yildiz, thuajse të njëjtin fat ka edhe Thuram, me mesfushorin francez që është i detyruar t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në gju. Thuram do të operohet të enjten në Francë dhe sipas mediave italiane, mesfushori ka mbyllur vitin, rikthimi i tij në fushë parashikohet në fillim të 2027. Pa diskutim ky është një lajm shumë i hidhur për trajnerin Spalletti, i cili menjëherë ka filluar të bëjë llogaritë me një infermieri që po mbushet me lojtarë të rëndësishëm si Yildiz, Kephren Thuram, Bremer etj.