“Juventusi, më shumë se klub”; Comolli tregon planin për të rikthyer lavdinë

“Juventusi, më shumë se klub”; Comolli tregon planin për të rikthyer lavdinë

Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Damien Comolli, ka dhënë një intervistë për “Sky Sport”, ku ka trajtuar disa prej çështjeve më të nxehta të merkatos dhe objektivave të klubit për sezonin e ri. “Jemi një skuadër që mund të rikthehet te fitorja, – ka deklaruar Comolli. – Nuk i vendosim vetes një afat të saktë, por baza që kemi është shumë e fortë. Klubi ka një potencial të jashtëzakonshëm dhe, sa më shumë kohë kalon, aq më tepër e ndiej këtë forcë”. Krahasimet e Comollit janë të mëdha: “Vetëm Liverpool ka një ndikim të tillë global si Juve. Kudo në...