Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventus vuan shumë, por feston në fund! Roma shkon në Europa League, Lazio mbetet jashtë
👁6763
Janë luajtur sot ndeshjet e fundit në Serie A, ku vëmendja kryesore ka qenë te gara mes Juventusit dhe Romës për vendin e katërt si dhe te mbijetesa. Juventus fitoi në transfertë 2-3 në Venezia. Vendasit surprizan bardhezinjtë duke kaluar në avantazh që në minutën e dytë me Fila, pas një aksioni të shpejtë. “Zonja e Vjetër” përmbysi shifrat me golat e Yildiz 25′ dhe Kolo Muani 30′. Pjesa e parë u mbyll 1-2 për Juventusin. Në minutën e 55-të, Venezia barazoi shifrat me Harps, pas asistit të Doumbia. Goli i fitores për bardhezinjtë do të vinte nga Manuel Locatelli...