Juventus turpërohet në shtëpi, Lazio me fitore spektakolare në “Allianz Stadium” (video)
Juventus është mundur 0-3 nga Lazio, në sfidën e luajtur në “Allianz Stadium” dhe që ishte e vlefshme për javën e shtatë në Serie A. Fillimisht, Juventus gjen i pari golin në minutën e 24-të me Kolo Muani, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Në anën tjetër, Lazio në rastin e vetëm të rrezikshëm për të në pjesën e parë, gjen golin golin. Pas një krosimi të Mattia Zaccagni, ishte Oliver Provstgaard që shënoi me kokë, duke kaluar në avantazh bardhekaltrit. Në minutën e 45-të, Lazio i afrohet golit të dytë, por goditja e Nuno Tavares përplaset në shtyllë. Pjesa e parë mbyllet 0-1 për Lazio-n. Në minutën e 66-të, Gustav Isaksen shënon golin e dytë për Lazio-n, pas asistit të Nuno Tavares....
Burimi:
telesport.al