Juventus rikthehet te fitorja, tjetër sinjal i Zhegrovës për Spalletti-n (video)
20 Shtator 2026 19:53 Telesport Juventus është rikthyer te fitorja, pasi mundi 2-0 Atalantën në “Allianz Stadium”, e vlefshme për javën e pestë në Serie A. Sfida u zhbllokua në minutën e 28-të, ku pas një aksioni të shkëlqyer të bardhezinjve dhe asistit të Zeki Celik, ishte Francisco Conceicao që dërgoi në rrjetë topin me një goditje me të majtën brenda zonës. SHIKOGOLIN Jonathan Rowe pengohet në zonën e rreptësisë në minutën e 31-të. Tek Atalanta pretendojnë për penallti, arbitri thotë “jo”. Pjesa e parë mbyllet 1-0 për bardhezinjtë. Në minutën e 72-të, largohet Conceicao, futet në lojë Edon Zhegrova, i cili bëhet protagonist në golin e dytë të Juventusit. Në minutën e 77-të, Zhegrova kroson nga goditja e këndit, Gleison Bremer shënon me kokë...
Burimi:
telesport.al