Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juventus përdor Botërorin e klubeve si test për lojtarët, gjysma prej tyre janë me “valixhet gati”
👁4336
Kupa e Botës për klube që nis këtë fundjavë mund të ndryshojë fatin e disa prej lojtarëve të Juventus. Të paktën 10 lojtarë të klubit bardhezi do të nisen të shtunën në Amerikë në kërkim të një të ardhmeje. Duke u nisur nga mbrojtja, dy të kthyerit nga huazimet e sezonit të kaluar luajnë për një konfirmim bardhezi. I pari është Daniele Rugani, që vjen nga një sezon me luhatje tek Ajax, por në skemën 3-4-2-1 të Tudor ai gjen një modul më të përshtatshëm me karakteristikat e tij. E njëjta gjë vlen edhe për Filip Kostic, i cili nuk...