“Juventus, nuk ke lojë të nivelit të Champions-it. Milani për titull? Vetëm nëse largohet nga Europa League”
Ish-mesfushori i Napolit dhe Juventusit, Massimo Mauro, komentoi në “Radio Anch’io Sport” temat kryesore të Serie A. Për Juventusin dhe fitoren 4-0 ndaj Venezias: “Është një fitore e rëndësishme, sepse do të ishte dramatike të mos fitonte. Sidoqoftë për objektivin Champions nuk ndryshon shumë. Cilësia e lojës ishte e dobët. Juventusit i mungon loja e nivelit të Champions-it. Lojtarët nuk dinë çfarë të bëjnë me topin në këmbë”. Për Pio Espositon: “Më në fund një i ri italian që luan në një klub të madh, lufton për vendin e titullarit dhe e vë trajnerin në vështirësi pozitive. Kombëtarja përfiton prej tij. Nuk është ende shumë i fortë teknikisht dhe duhet të mësojë t’i zgjidhë vetë aksionet sulmuese, por ka kohë të përmirësohet. Fatkeqësisht, kemi pak...
Burimi:
telesport.al