Juventus ka një lider të ri, quhet Kenan Yildiz! Turku shënon 3 gola dhe kualifikon bardhezinjtë për në çerekfinale

Juventus ka një lider të ri, quhet Kenan Yildiz! Turku shënon 3 gola dhe kualifikon bardhezinjtë për në çerekfinale

22 Qershor 2025 20:00 Telesport Juventus ka fituar edhe ndeshjen e dytë në grup, duke mposhtur 4-1 marokenët e Wydad AC. Protagonisti kryesor i ndeshjes ishte Kenan Yildiz, me 3 gola të shënuar. Fantazisti turk hapi serinë e golave në minutën e 6-të, me një goditje të bukur duke mposhtur kështu portierin kundërshtar, pas asistit të Thuram. Në minutën e 16-të, Yildiz shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Juventusin me një goditje fantastike nga distanca. Marokenët nuk u dorëzuan dhe duke përfituar nga një mungesë vëmendjeje e bardhezinjve, ngushtuan shifrat me Thembinkosi Lorch në minutën e 26-të....
Burimi: Telesport.al