Juventus drejt rikthimit të Contes, Tudor lë të hapur largimin

Juventus drejt rikthimit të Contes, Tudor lë të hapur largimin

Pas sigurimit të kualifikimit në Champions League, trajneri Igor Tudor ka lënë të hapur të ardhmen e tij te Juventus, duke nënvizuar përmes deklaratave të fundit se ekzistojnë mospërputhje mes vizionit të tij dhe drejtimit të klubit. Kjo ka rritur ndjeshëm gjasat për një ndërrim drejtimi në pankinën bardhezi. Brenda klubit torinez është diskutuar prej kohësh mundësia e rikthimit të Antonio Contes, një figurë historike për Juventusin si si trajner, ashtu edhe si futbollist. Vendimi përfundimtar pritet të merret brenda javës, sapo Conte të zyrtarizojë largimin nga Napoli, ku marrëdhënia me presidentin De Laurentiis është bërë e tensionuar. Rikthimi i...
Burimi: Sot.com.al