Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Juve në emergjencë, Kalulu pezullohet 2 ndeshje. Savona dhe Thuram do të mungojnë ndaj Udineses
👁9881
13 Maj 2025 13:08 Alfred Lleshi Juventusi do të duhet të luftojë për zonën Champions (vendin e katëet në Serie A) pa disa nga titullarët e vet. Kartoni i kuq ndaj Lazios i ka kushtuar shumë Pierre Kalulu, i cili është pezulluar nga gjyqtari sportiv me 2 ndeshje dhe e përfundon kështu para kohe sezonin e tij. Një goditje e rëndë për bardhezinjtë, që nuk do të kenë në dispozicion jo vetëm mbrojtësin në fjalë, i ndëshkuar për “goditje me dorë” ndaj Valentin Castellano, por edhe Nicolò Savona e Khephren Thuram. Të dy ishin të ndëshkuar para ndeshjes me Lazion...