Justina Shiroka Pula zgjidhet presidente e Republikës së Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar Justina Shiroka-Pulën për presidente të Republikës së Kosovës. Në votim kanë marrë pjesë 84 deputetë. Justina Shiroka-Pula ka marrë 81 vota, Eliza Hoxha një votë, ndërsa dy deputetë kanë abstenuar. Me 81 vota, Shiroka-Pula është zgjedhur presidente e re e Kosovës. Akademikja Justina Shiroka-Pula është propozuar nga kryeministri Albin Kurti për presidente të Republikës së Kosovës. Shiroka-Pula aktualisht është kryetare e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës (ASHAK). Në të kaluarën, ajo ka shërbyer edhe si ministre e Energjisë dhe Minierave. Sipas biografisë së publikuar nga ASHAK-u, Justina Shiroka-Pula ka lindur në vitin 1953 në Prishtinë, ku ka përfunduar shkollimin fillor dhe të mesëm. Në vitin 1976 ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës....
Burimi:
kultplus.com