Justina Shiroka Pula, nga qeveria e Thaçit te zgjedhja strategjike e Kurtit

Justina Shiroka Pula, nga qeveria e Thaçit te zgjedhja strategjike e Kurtit

Kosova E Diel, 11 Tetor 2026 13:54 Lëvizja Vetëvendosje dhe Partia Demokratike e Kosovës, pavarësisht përplasjeve të vazhdueshme politike ndër vite, arritën një marrëveshje për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës. Emri që bashkoi dy rivalët ishte Justina Shiroka Pula, ish-ministre në qeverinë e Hashim Thaçit, e propozuar nga kryeministri Albin Kurti. Marrëveshja u arrit në momentet e fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e kreut të shtetit, duke shmangur mundësinë e zgjedhjeve të reja parlamentare. Në këmbim të mbështetjes së PDK-së për kandidaturën e Shiroka Pulës, LVV-ja mbështeti ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës, një prej kërkesave kryesore të PDK-së. Shiroka Pula u zgjodh presidente me 81 vota, ndërsa ndryshimet ligjore morën 88 vota. Megjithatë, kjo marrëveshje nuk konsiderohet domosdoshmërisht...