Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Justin Timberlake zbulon diagnozën e sëmundjes Lyme
Këngëtari amerikan Justin Timberlake ka zbuluar se po jeton me sëmundjen Lyme. Artisti 44-vjeçar tha se ishte “i tronditur” kur mori diagnozën, por kjo i shpjegoi simptomat si dhimbje nervore të forta gjatë performancave në skenë, lodhje ekstreme dhe ndjesi të vazhdueshme sëmundjeje. Këngëtari i “Cry Me A River” ndau lajmin në Instagram, pasi përfundoi turneun e tij botëror “Forget Tomorrow”. Sëmundja Lyme është një infeksion bakterial që mund të transmetohet te njerëzit nga pickimi i rriqrave të infektuar. Edhe pse shumica e pacientëve të diagnostikuar dhe të trajtuar në fazat e hershme shërohen plotësisht me antibiotikë, disa mund të...