Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Juristi Indrit Sefa: Nga dje Berisha nuk është më kryetar i PD! Në detyrë mund të vihet një nga nënkryetarët
Sali Berisha nuk është më, nga dje, kryetar i Partisë Demokratike. Kështu tha në “Ditarin e fundjavës” në A2 CNN juristi Indrit Sefa, në një intervistë për gazetarin Erion Dushi. Sipas tij, është vetë statuti i kësaj force politike, për të cilin u bënë edhe beteja gjyqësore, që sanksionon largimin e kryetarit, pa i lënë në dorë atij të dorëhiqet apo jo. “Partia Demokratike sot, bashkë me LSI-në, është 100 mijë vota mbrapa vetëm Partisë Demokratike të vitit 2021. Çka do të thotë, ka marrë 531 mijë vota. Vetëm PD në 2021 ka marrë 621 mijë, bashkë me LSI ka...