Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Junajtid zyrtarizon Kunjan që e bleu nga Uolverhempton, Reali prezanton Arnoldin
👁12536
Adriatik BALLA Mançester Junajtid ka përfunduar transferimin e Matheus Kunja nga Uolverhempton Uanderers, njoftoi klubi të enjten. Sulmuesi brazilian ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin nga “Old Trafford”. Junajtid ka aktivizuar klauzolën e lirimit të Kunjas, e cila kap vlerën e rreth 62.5 milionë paundësh, sipas një burimi brenda klubit. Klubi gjithashtu ka opsionin për të zgjatur kontratën edhe për një vit tjetër. “Është e vështirë të përshkruaj me fjalë ndjesinë që kam për t’u bërë lojtar i Mançester Junajtid” tha Kunja. “Që kur isha fëmijë në Brazil dhe shikoja ndeshjet e Premier League në televizor te shtëpia e gjyshes,...