Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Julio Cesar kritikon Juventusin aktual: Nuk shoh askënd me nivelin e duhur për atë fanellë
Ish-mbrojtësi brazilian dhe një nga figurat e njohura të së kaluarës bardhezi, Julio Cesar, ka folur pa doreza për gjendjen aktuale të Juventusit, në një intervistë për “Tuttosport”: “Mua më vjen keq për Juven. Shoh pak talente, kjo vlen për krejt Serie A në përgjithësi. Te Juventusi nuk shquaj dot asnjë lojtar me cilësi të jashtëzakonshme. Nuk shoh askënd që të them: po, ky është lojtar për Juven”. Julio Cesar, i cili veshi fanellën bardhezi mes viteve 1990-1994 dhe fitoi një Kupë UEFA, sot është agjent dhe e njeh mirë realitetin e futbollit italian. Ai ka komentuar edhe për transferimet braziliane të fundit, duke vënë në dyshim përshtatjen e Douglas Luiz: “Më duket jashtë kontekstit, si të mos jetë ambientuar fare. Bremer? I duhet kohë pas...