Julie London, kujtesa e një zëri që i mbijetoi kohës

Julie London, kujtesa e një zëri që i mbijetoi kohës

Më 18 tetor kujtohet Julie London, këngëtarja dhe aktorja amerikane, zëri i së cilës mbeti i lidhur me një prej interpretimeve më të veçanta të muzikës së viteve ’50. E njohur për timbrin e saj të thellë dhe interpretimin e përmbajtur, London ndërtoi një karrierë ku muzika, kinemaja dhe televizioni u bënë pjesë të së njëjtës histori artistike. E lindur më 26 shtator 1926, në Santa Rosa të Kalifornisë, ajo fitoi vëmendjen e publikut me këngën “Cry Me a River”, të publikuar më 1955 në albumin e saj debutues “Julie Is Her Name”. Interpretimi, i shënuar nga një ndjeshmëri e veçantë dhe një elegancë pa teprime, u bë kënga më përfaqësuese e karrierës së saj dhe u përfshi në Grammy Hall of Fame më 2001....