Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Jugu në flakë, zjarri në Kaninë shumë afër banesave
Një vatër zjarri e fuqishme ka përfshirë zonën e Kaninës, duke dalë jashtë kontrollit dhe duke u afruar shumë pranë banesave të banorëve. Situata është emergjente dhe shqetësuese, ndërsa autoritetet po përpiqen të ndërhyjnë sa më shpejt për të parandaluar përhapjen e flakëve dhe rrezikun për komunitetin. Banorët e zonës janë alarmuar dhe kërkojnë ndërhyrje të shpejtë nga forcat zjarrfikëse dhe emergjencat civile për të mbrojtur jetën dhe pasuritë.