Juan Rulfo: Më duket se akoma e ndiej frymëmarrjen e nënës sime…

Juan Rulfo: Më duket se akoma e ndiej frymëmarrjen e nënës sime…

Nga Juan Rulfo Jam e shtrirë në po atë shtrat, ku, para shumë vitesh, vdiq ime më; mbi po atë dyshek; poshtë të njëjtave batanije prej leshi të zi, me të cilat mbuloheshim të dyja, kur flinim. Atëherë unë flija me të, aty ku ajo më hapte vend, poshtë krahëve të saj. Më duket se akoma e ndiej frymëmarrjen e saj, regëtimat dhe psherëtimat me të cilat ajo trazonte gjumin tim… Më duket sikur ndiej mundimin e vdekjes së saj…Por kjo nuk është e vërtetë.Jam shtrirë këtu, praptas, duke menduar atë kohë, për të harruar vetminë time. Sepse nuk jam...